Basketbollisti Erjon Kastrati nuk do të jetë pjesë e Golden Eagle Yllit për sezonin e ri. Kastrati nëpërmjet një njoftimi në Facebook, e ka konfirmuar largimin nga Ylli. Ai ishte pjesë e Yllit në dy sezonet e fundit dhe njëri prej më të merituarve në sukseset e klubit.
Kastrati me Yllin ka fituar dy tituj kampioni të Kosovës, Ligën Unike dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
“Të dashur qytetarë të Suharekës, sot po ndahem nga një klub i mrekullueshëm si Golden Eagle Ylli. Është shumë e vështire te gjej fjalët e duhura pasi që kam kaluar dy sezonet më të mira te karrierës time”, ka shkruar Kastrati ndër të tjera që ka falënderuar qytetin për mikpritjen, tifogrupin “Xhebrailat”, stafin e klubit dhe trajnerin Adis Beçiragiq.
Kastrati pritet t’i bashkohet Trepçës.
-
23 qershor 2022 19:51
-
Shpërndaje në: