Sport

Sekiraqa, transferimi i parë i verës për Trepçën ’89

Bleon Sekiraqa është transferimi i parë i skuadrës së Trepçës ’89, që sivjet u kthye në elitën e futbollit kosovar.

Ish-kampionia e Superligës së Kosovës, të enjten gjatë ditës e zyrtarizoi transferimin e Sekiraqës, që edicionin e kaluar ishte pjesë e Drenicës.

“Bleon Sekiraqa është emri më i ri që i bashkohet klubit të minatorëve. Mesfushori me tipare ofensive i është bashkuar skuadrës dhe ka filluar përgatitjet për sezonin 2022/23”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89 në “Facebook”.

21-vjeçari, sezonin e kaluar luajti shtatë ndeshje dhe shënoi një gol.