Sport

Kosova synon fitore në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave, ka zhvilluar një tjetër stërvitje para ndeshjes miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

Përgatitjet janë kryer në Qendrën Nacionale të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali. Erëleta Mehmeti dhe Lavdije Behramaj janë shprehur optimiste për këtë ndeshje, përcjell sajti zyrtar i FFK-së të enjten.

Ndërkohë, përzgjedhësja e Kosovës te femrat, Karin Annel Andersen, u shpreh se ka provuar ushtrime të ndryshme, të cilat do të praktikohen në duelin e së premtes. Ky ballafaqim miqësor do të zhvillohet të premten në Shkup dhe nis në orën 14:00.