Paris Saint-Germaini është i gatshëm për ta kthyer në radhët e veta sulmuesin Moise Kean. “Le Parisien” ka njoftuar të enjten se Parisi tashmë ka kontaktuar Juventusin dhe i ka bërë një ofertë shkëmbimi për sulmuesin italian.
Për kartonin e Keanit, PSG-ja ka ofruar argjentinasin Leandro Paredes që pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. Si Kean ashtu edhe Paredes, vlerësohen rreth 30 milionë euro dhe për këtë arsye ekipi francez ka propozuar shkëmbimin e lojtarëve.
Dy futbollistët nuk bëjnë pjesë në planet e klubeve të tyre dhe gjatë kësaj vere pritet të ndërrojnë ambient.