Vetura luksoze e Ronaldos, Bugatti Veron, është përfshirë në një aksident trafiku në Mallorca, raporton “The Sun”. Vetura që kushton 1.7 milionë funte është përplasur për një mur.
Policia ka nisur hetimet. Raportohet se veturën nuk po e drejtonte Ronaldo por një nga truprojat e tij. Ai kishte humbur kontrollin dhe goditi në një mur në një kompleks banimi në Sa Coma në Palma de Mallorca.
Policia është duke hetuar rastin.
Ronaldo me familje po i kalon pushimet në Mallorca.