Sport

Benzema pranë rinovimit të kontratës

Karim Benzema do të jetë futbollisti i radhës që do ta rinovojë kontratën me Real Madridin, ka raportuar sajti “Sport” të dielën.

Bëhet e ditur se Benzema tashmë është në bisedime me drejtuesit e Real Madridit, të cilët janë të gatshëm t’ia rinovojnë kontratën deri në vitin 2024.

Aktualisht, Benzema ka kontratë me Realin deri në vitin e ardhshëm, por në klub duan ta mbajnë më gjatë duke u bazuar në formën e tij.

34-vjeçari ishte lojtari kryesor i Realit në sezonin e fundit, në të cilin triumfoi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Benzema shënoi 44 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat.