Sport

Mata mund të transferohet në Turqi

Juan Mata mund të transferohet në kampionatin turk. Mediat turke kanë bërë të ditur se interesim për spanjollin ka shprehur Adana Demirspor.

Madje drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me lojtarin dhe raportohet se janë në fazë të avancuar.

Për Matan interesim ka shprehur edhe Real Sociedadi.

Mata është futbollist i lirë, pasi është larguar nga Manchester Unitedi.