Të enjten mbrëma, Kosova e Irlanda e Veriut do të ndeshen mes vete, në kuadër të Ligës së Kombeve, Grupi 2 i Ligës C.
Tifozët irlandezë tash e sa ditë kanë ardhur në Kosovë për ta ndjekur ndeshjen që do të luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" (20:45).
Ata janë parë në lokalet e Prishtinës gjatë gjithë së mërkurës, duke pirë birra e duke kënduar.
Kosovës në këtë ndeshje do t’i mungojnë Aro Muriq dhe Fidan Aliti, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq ndaj Greqisë.
Kosova ka një fitore e një humbje, ndërsa Irlanda e Veriut një barazim e një humbje.
Tifozët e Irlandës së Veriut nisin festën në PrishtinëTifozët e Irlandës së Veriut nisin festën në Prishtinë DETAJE: https://www.koha.net/r329283
Posted by Koha.net on Wednesday, June 8, 2022