Sport

Juventusi kërkon 15 milionë euro për Rabiotin

 

Mesfushori Adrien Rabiot nuk bën pjesë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga krerët e Juventusit. Për kartonin e francezit 27-vjeçar thuhet se Juventusi po kërkon rreth 15 milionë euro, ka raportuar “Tuttosport” të hënën.

Interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur Manchester Unitedi dhe Newcastle Unitedi. Rabiot iu bashkua Juventusit para dy vjetësh si lojtar i lirë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij në dy sezonet tek ekipi italian.