Sport

Barcelona planifikon bisedime me Leedsin për Raphinhan

 

Barcelona planifikon t’i nisë bisedimet me Leeds Unitedin për brazilianin, Raphinha, ka raportuar të hënën “Sport”.

Gjiganti spanjoll është i etur për yllin e Amerikës së Jugut, por synon ta transferojë me çmim të ulët. Klubi spanjoll shpreson në marrëveshje me klubin anglez për sulmuesin 25-vjeçar. Futbollisti i Brazilit me Leeds Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.