Serge Gnabry dëshiron të mbetet te Bayern Munichu, pavarësisht faktit se ai nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me klubin, raporton “Sport1” të shtunën.
Futbollisti i krahut do të jetë pa kontratë në vitin 2023, ndërsa është thënë se mund të transferohet te ndonjë skuadër në Premier League.
Megjithatë, ai nuk duket se do të lëvizë në këtë verë, teksa e ka refuzuar edhe ofertën e fundit të bavarezëve.
Në vitin 2023, Gnabry do të jetë futbollist i lirë.