Sport

Shtohet konkurrenca e ekipeve të Spanjës për Bardhin

Enis Bardhi sipas të gjitha gjasave edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në La Liga të Spanjës. Pas Valencias e Almerias, në garë për shërbimet e tij është futur edhe Celta Vigo, ka raportuar “Fichajes” të premten.

Bardhi përfundimisht do të largohet këtë verë nga Levante, ekip ky që sezonin e ri do të luajë në kategorinë e dytë të Spanjës.

Për ta lënë të lirë Bardhin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, Levante po kërkon të paktën dhjetë milionë euro. 26-vjeçari është pjesë e Levantes prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Ujpesti i Hungarisë dhe sezonin e fundit në elitën e futbollit spanjoll, pati tri gola e po aq asistime në 30 paraqitje.