Sport

Fitore 2:0 e Suedisë ndaj Sllovenisë

Sllovenia e Suedia janë takuar në kuadër të Grupit të Katërt të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Ndeshja në Lubjanë përfundoi me shifrat 2:0 në të mirë të Suedisë.

Emil Forsberg shënoi penallti në minutën e 39-të për 1:0. Ndërkohë Dejan Kulusevski vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 88-të.

Në stol te Suedia ishte mbrojtësi Edvin Kurtulush. Ai deri më tani ishte pjesë e Kosovës U21. Ishte kapiten i saj.

Ndërkohë mori ftesë nga Kosova A, por vendosi të përfaqësoi Suedinë.