Sport

Bernardeschi drejt Napolit

 

Federico Bernardeschi do të jetë futbollist i skuadrës së Napolit për sezonin e ri.

“Calciomercato” ka raportuar të martën se Napoli ka fituar garën për Bernardeschin, i cili është kërkuar edhe nga Milani e Interi. Bernardeschi te Napoli do të transferohet si lojtar i lirë, pasi muajin e ardhshëm i skadon kontrata me Juventusin. 28-vjeçari pritet të firmosë kontratë katërvjeçare me Napolin, e cila do të bëhet zyrtare pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Bernardeschi ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2017, kurse karrierë ka bërë edhe te Fiorentina.