Jimmy Butler i Miami Heatit shënoi 47 pikë, më së shumti në karrierën e tij në një ndeshje plejofi.
Në fund të ndeshjes, Miami Heati mposhti Boston Celticsin 111:103, dhe i dërgon finalet e Ligës së Konferencës në ndeshjen e shtatë, që do të jetë vendimtare.
Fituesi që do të kalojë në finalet e ligës NBA do të vendoset të hënën, ndërsa më pas do të ballafaqohet me skuadrën Golden State Warriors, që fitoi përballë Dallas Mavericksit në finalet e Konferencës së Perëndimit.
Për skuadrën e Bostonit, më i dalluari ishte Jayson Tatum me 30 pikë e nëntë kërcime.
Mami për herën e fundit e fitoi titullin në ligën NBA në vitin 2013-të. E synon finalen e dytë në tri vjet.
Në vitin 2020 u mposht nga Los Angeles Lakers.
Ndërkohë, Celtics po e kërkon suksesin e parë që prej vitit 2008, ndërsa në finale mund të shkojë për herën e parë që prej vitit 2010.