Ashtu siç pritej, fituesi i Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurti, e ka transferuar përfundimisht norvegjezin Jens Petter Hauge.
Skuadra e Bundesligës gjermane njoftoi të shtunën se 22-vjeçari, që më parë ishte i huazuar nga Milani, tani ka kontratë me Frankfurtin deri në vitin 2026, pasi u aktivizua opsioni i transferimit.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, thuhet se Frankfurti duhet të paguajë rreth shtatë milionë euro për shërbimet e tij.
Futbollisti ofensiv Hauge ka shënuar dy gola në 26 paraqitje në Bundesligë. Ai i luajti 12-të nga 13-të ndeshjet e Frankfurtit në Ligën e Evropës, në triumfin që skuadra gjermane e arriti javë më parë.
Në finale u fut në lojë si zëvendësues.