Sport

Juventusi e Di Maria vazhdojnë bisedimet

Juventusi dhe Angel Di Maria pritet që së shpejti ta finalizojnë kontratën e bashkëpunimit. Megjithatë, mediat italiane kanë shkruar të shtunën se janë duke u biseduar edhe detajet e fundit para se të ndodh një gjë e tillë.

“Calciomercato” ka raportuar se skuadra e elitës së futbollit të Italisë i ka ofruar argjentinasit kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

34-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje me Paris Saint-Germainin në edicionin që tashmë ka përfunduar.

Sulmuesi i krahut realizoi pesë gola dhe pati nëntë asistime.