Sport

Suarez mund të kthehet në Premier League

Descriptive Text

Aston Villa është duke e shikuar mundësinë e transferimit të Luis Suarezit, i cili është lojtar i lirë, ka shkruar të premten mediumi “Daily Telegraph”.

Së fundmi, Suarez ishte futbollist i Atletico Madridit, skuadër që e la të lirë futbollistin uruguaian.

Suarez në të kaluarën ka luajtur te Liverpooli dhe ishte bashkëlojtar me trajnerin aktual të Villas, Steven Gerrardin, dhe mesfushorin Philippe Coutinho.

“Daily Telegraph” mëson se 35-vjeçari dëshiron të luajë në nivelet më të larta të futbollit edhe për një sezon.