Ndeshja e Ligës së Kombeve e Anglisë në udhëtim tek Italia më 23 shtator, do të luhet në stadiumin “San Siro” në qytetin e Milanos.
Do të jetë hera e parë që “Tre Luanët” do të luajnë në atë stadium, që është shtëpia e Interit dhe Milanit, që nga viti 1939.
Të dyja këto përfaqësuese u takuan në finale të Evropianit 2020, ndërsa Italia fitoi në penallti verën e kaluar.
Në atë ndeshje pati dhunë të madhe nga ana e tifozëve vendës.
Takimi i 11 qershorit kundër Italisë në stadiumin e Wolverhamptonit do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit që mori Anglia.
Të dyja këto ndeshje luhen në orën 20:45.
Anglia udhëton në Budapest për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në Grupin A3 kundër Hungarisë më 4 qershor, sërish në një stadium bosh. Sjellja e tifozëve hungarezë në Evropianin 2020 ka rezultuar me një dënim të tillë.