Sport

Kane do ta rinovojë kontratën me Tottenhamin

Sulmuesi Harry Kane së shpejti do ta rinovojë kontratën me Tottenhamin, ka shkruar “Evening Standard” të premten.

Bëhet e ditur se palët do t’i nisin negociatat muajin e ardhshëm, pasi te Tottenhami janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin anglez në ekip.

Tottenhami do t’ia ofrojë rinovimin e kontratës sulmuesit deri në vitin 2026, me një rritje të dukshme të pagës. Kane 28-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2024 dhe verën e shkuar ishte shumë afër largimit nga ekipi londinez.

Megjithatë, ai po konsiderohet si një lojtar shumë i rëndësishëm nga trajneri Antonio Conte që po dëshiron ta blindojë. Këtë edicion, Kane ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar 10 herë në 50 paraqitje.