Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev, ka pranuar se skuadra e tij kishte paraqitje të tmerrshme ndaj Golden Eagle Yllit.
Por Minchev thotë se Trepça nuk është dorëzuar dhe se do të luftojë me Yllin në ndeshjet e mbetura.
“Nuk e di çka ndodhi dhe nuk e di çka të them. Do të them vetëm një gjë. Kemi luajtur tmerrshëm. Kemi humbur gjuajtje të lehta. Ishte ditë e keqe për ne në sulm. Kemi humbur pikë të lehta nga loja e shpejtë. Por edhe në mbrojtje kemi lëshuar shumë kërcime. Nuk mund të them asgjë më shumë pos që ishte lojë e tmerrshme”, ka theksuar Minchev.
Ylli pas fitores 60:46 udhëheq 2:0 në serinë finale të plejofit.
“Natyrisht, ne do të luftojmë. Do të mundohemi. Nuk do të dorëzohemi. Shumë ekipe kthehen nga 2:0 në 3:2. Këtë mund ta arrijmë vetëm nëse nuk dorëzohemi. Dhe nuk do të dorëzohemi”, ka shtuar Minchev. Ai ka pranuar se Drilon Hajrizi dhe Rodney Purvis nuk e kishin ditur. Po ka thënë se skuadra llogarit shumë në ta.