Sport

Jashanica mbetet te Ballkani

Qendërmbrojtësi Bajram Jashanica do të mbetet pjesë e skuadrës së Ballkanit. Klubi nga Suhareka që u shpall kampion i Kosovës për sezonin 2021/22 , të enjten mbrëma ka njoftuar se Jashanica e ka vazhduar kontratën edhe për dy vite tjera.

Me rinovimin e kontratës, Jashanica do të jetë pjesë e Ballkanit deri në verën e vitit 2024.

“Jashanica zgjodhi Ballkanin edhe për 2 sezone dhe është i gatshëm të vazhdoj t’i jep stabilitet mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.