Kupa sërish në Podujevë, Llapi mposht Dritën

- 22:03Kupa sërish në Podujevë, Llapi mposht Dritën
- 21:10Kupa e Kosovës: Llapi sërish në epërsi
- 20:51Kupa e Kosovës: Përfundon e barabartë pjesa e parë mes Llapit e Dritës
- 20:39Kupa e Kosovës: Namani barazon shifrat
- 20:08Kupa e Kosovës: Llapi kalon në epërsi
- 19:34Formacionet zyrtare të Llapit e Dritës për finale të Kupës
Kupa sërish në Podujevë, Llapi mposht Dritën
Llapi i Podujevës e ka fituar për herë të dytë rresht Kupën e Kosovës në futboll. Llapi në finale e mposhti Dritën e Gjilanit me shifrat 2:1. Ndeshja finale u luajt të enjten mbrëma në ambient të bukur sportiv në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Llapi kishte fituar vjet Kupën, për trofeun e parë në histori të klubit. Dhe të njëjtin sukses skuadra e Tahir Batatinës e përsëriti të enjten. Drita ndërkohë vazhdon pritjen për Kupë tjetër. Të vetmen e ka fituar në vitin 2001.
Llapi e nisi më mirë ndeshjen, ndërsa në epërsi 1:0 kaloi që në minutën e gjashtë. Meksikani Francisco Rivera shënoi supergol nga goditja e dënimit. Llapi rreshtoi edhe sulme tjera, por pa arritur të dyfishojë epërsinë.
Shifrat në 1:1 u barazuan në minutën e 37-të. Hamdi Namani shënoi me goditje me kokë. Ai shfrytëzoi krosimin e Muharrem Jasharit.
Me shifrat 1:1 përfundoi pjesa e parë.
Me të nisur pjesa e dytë, Llapi shënoi për 2:1. Sërish një goditje dënimi ishte vendimtare. Topi jashtë zonës erdhi te Arbnor Ramadani, që goditi fuqishëm. Topin rrugës për në portë e devijoi Almir Ajzeraj dhe kështu Llapi kaloi në epërsi prej 2:1. Golin e epërsisë, Llapi e shënoi në minutën e 48-të.
Ashtu si pritej, Drita më pas kishte iniciativë. Ndërkohë që lojtarët e Llapit qëndruan goxha shumë shtrirë duke vonuar lojën. Kishte edhe hedhje të fishekzjarrëve dhe ndeshja u vazhduar për 11 minuta.
Gjilanasit krijuan raste të shumta, por pa mundur të konkretizojnë. Rezultati mbeti 2:1 dhe kështu Kupa e Kosovës sërish shkon në Podujevë. Për herë të dytë rresht.
Kupa e Kosovës: Llapi sërish në epërsi
Skuadra e Llapit ka kaluar sërish në epërsi ndaj skuadrës së Dritës.
Arbnor Ramadani ka realizuar vetëm tre minuta pas pushimit, me devijim, për 2:1.
Ramadani, ish-futbollist i Llapit gjuajti fuqishëm me të majtën, ndërsa topi u ndal në rrjetë falë edhe devijimit nga Almir Ajzeraj.
Kupa e Kosovës: Përfundon e barabartë pjesa e parë mes Llapit e Dritës
Ka përfunduar me rezultatin 1:1 pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Në stadiumin “Fadil Vokrri” po takohen Drita e Llapi.
Llapjanët nisën fuqishëm dhe në minutën e gjashtë kaluan në epërsi 1:0 me supergolin e Francisco Riveras. Ai realizoi nga një goditje dënimi.
Llapi krijoi raste tjera, ndërsa gjilanasit gradualisht u futën në lojë. Dhe barazuan shifrat në minutën e 37-të. Hamdi Namani realizoi gol të bukur me kokë pas krosimit të Muharrem Jasharit.
Kupa e Kosovës: Namani barazon shifrat
Pas harkimit të Muharrem Jasharit nga krahu i djathtë, i vetëm në zonë ishte mesfushori i Dritës, Hamdi Namani.
Namani, që ishte i pambuluar në zonë, realizoi me kokë nga afërsia në minutën e 37-të në portën e portierit Ilir Avdyli, për t’i barazuar shifrat në 1:1.
Namani më parë ishte pjesë e skuadrës së Llapit.
Kupa e Kosovës: Llapi kalon në epërsi
Llapi ka kaluar në epërsi në finale të Kupës ndaj Dritës.
Është Franciso Rivera që shënoi supergol nga goditja e dënimit që në minutën e gjashtë të takimit.
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës po luhet në “Fadil Vokrri”.


Formacionet zyrtare të Llapit e Dritës për finale të Kupës
Në finalen e Kupës së Kosovës, Llapi do të paraqitet me këtë formacion:
Ilir Avdyli në portë, kapiteni Kushtrim Shabani, Elvis Prençi, Neto, Ilir Krasniqi, Ardit Peposhi, Arbnor Ramadani, Francisco Rivera, Valmir Veliu, Kastriot Selmani dhe Firmino.
Nga ana tjetër, Drita luan në portë me Leotrim Rexhepin, në mbrojtje Ilir Blakqori, Ardian Cuculi, Ardian Limani dhe Përparim Islami, Rron Broja, Hamdi Namani e Muharrem Jashari në mefushë, ndërsa sulmi me tre sulmues përbëhet nga Almir Kryeziu, Marko Simonovski dhe Almir Ajzeraj.
Llapi synon që ta mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës, të cilin e fitoi edicionin e kaluar, ndërsa Drita synon që ta ngre lartë këtë trofe për herën e parë që prej vitit 2001.
Të dyja këto skuadra do të luajnë në garat evropiane vitin tjetër.
Drita e përfundoi kampionatin në vendin e dytë, ndërsa Llapi përfundoi i katërti.
Finalja e Kupës së Kosovës në futboll nis në orën 20:00, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

“Ippon” i bukur i Akil Gjakovës për fitoren e parë

Shenjëtari Ibrahimi nuk kalon tutje në Lojërat Mesdhetare

Kullashi eliminohet në rundin e parë

Pepaj vazhdon me Yllin

Humbje për shigjetarët në Lojërat Mesdhetare

Tottenhami arrin marrëveshje për Richarlisonin

Danjuma drejt West Hamit

Dortmundi kërkon 110 milionë euro për Bellinghamin

Shaqiri kthehet me fitore

“Dardanët” me telashe të shumta synojnë më të mirën ndaj Danimarkës

Skuadrat kosovare kthehen në garat e FIBA-s pas dy sezonesh
