Sport

Kjaeri, i gatshëm për sezonin e ardhshëm

Descriptive Text

Menaxheri i Simon Kjaerit, Mikkel Beck, ka thënë se mbrojtësi i Milanit do të jetë i gatshëm për lojë në fillim të sezonit tjetër.

Kjaer është jashtë fushave të gjelbra që nga muaji janar për shkak të lëndimit të rëndë në gju. Ai u operua në fillim të vitit, por shpejt pritet të kthehet.

“Kjaeri ndihet mirë. Është shumë i lumtur dhe të gjithë jemi krenar me të arriturën e skuadrës këtë edicion”, ka thënë menaxheri i tij për “SerieANews” të enjten.

Kjaeri në këtë edicion ka luajtur në vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat.