Sport

Juventusi ofron Rabiotin për Jorginhon

 

Drejtuesit e Juventusit i kanë bërë ofertë Chelseat për shkëmbimin e lojtarëve. “Calciomercato” raporton të enjten se Juventusi ka ofruar Rabiotin plus 20 milionë euro për kartonin e Jorginhos, i cili ka kërkuar largimin nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Rabiot pëlqehet nga londinezët, kurse te Juventusi nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Në anën tjetër, Juventusi ka kohë që e monitoron Jorginhon, i cili po kërkohet nga trajneri Massimiliano Allegri.