Sport

Atletico refuzon Balen

gareth bale, sport, futboll
 

Atletico Madridi ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit Gareth Bale në fund të këtij edicioni, ka shkruar të mërkurën e përditshmja spanjolle “Marca”. Mësohet se Bale i është ofruar Atleticos, por nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Diego Simeone për sezonin e ardhshëm.

32-vjeçari në verë do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Real Madridin në fund të muajit të ardhshëm. Bale do të largohet përfundimisht nga Reali, gjë që është konfirmuar edhe nga agjenti i tij në fillim të këtij muaji.