Sport

Hakshabanoviqi kërkohet edhe në Spanjë

Lojtari me prejardhje shqiptare, Sead Hakshabanoviq, është i huazuar te Djurgardeni në Suedi dhe mediat suedeze kishin raportuar se ai kërkohet nga disa klube italiane të Serie A.

Të mërkurën, gazeta “Sportbladet” ka theksuar se futbollisti i krahut po përcillet nga afër edhe prej disa klubeve të Spanjës.

Para se të niste sezoni, Djurgardeni e transferoi Sead Hakshabanoviqin nga skuadra ruse, Rubin Kazan. Së shpejti do të skadojë edhe marrëveshja që e ka me klubin e elitës së futbollit suedez, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Lazio e Atalanta u interesuan për të më parë. Me Djurgardenin, 23-vjeçari ka dy gola të shënuar e një asistim.