Lojtarët e Manchester Cityt festuan titullin e kampionit të Anglisë të hënën në rrugët e Manchesterit.
Mijëra tifozë u mblodhën nëpër rrugët e qytetit të dy skuadrave të mëdha, për të mirëpritur heronjtë e tyre.
City fitoi titullin pas fitores dramatike të dielën ndaj Aston Villas me rezultatin 3:2. Trajneri Pep Guardiola së bashku me futbollistët kremtuan suksesin e arritur këtë edicion në Premier League.