Vedat Muriqi e ka ndihmuar Mallorcan të mbetet të paktën edhe një sezon pjesë e elitës së futbollit të Spanjës. Mallorca e mbylli sezonin në vendin e 16-të me 39 pikë. Muriqi asistoi në golin e parë të shënaur nga spanjolli Angel në minutën e 47-të të ndeshjes së fundit të elitë së futbollit spanjoll.
Golin e dytë, Mallorca e shënoi në miutën e 83-të. Muriqi luajti deri në fund të këtij takimi, ndërsa në 16 ndeshje, sulmuesi 28-vjeçar shënoi pesë gola dhe asistoi tri herë. Sulmuesi i Kosovës është i huazuar te Mallorca nga Lazio. Ai mund të mbetet pjesë e klubit spanjoll edhe në sezonin e ardhshëm.
Lazio është duke kërkuar rreth 13 milionë euro për shitjen e Muriqit.