Sport

Liverpooli me kontratë të re për Milnerin

Liverpooli po planifikon t’i vazhdojë kontratën mesfushorit James Milner.

Sipas “Goal” drejtuesit e klubit anglez janë të kënaqur me paraqitjet e mesfushorit këtë edicion.

Liverpooli do t’i ofrojë kontratë njëvjeçare mesfushorit që do të mbetet në “Anfield Road” deri në vitin 2023.

Kontrata aktuale 36-vjeçari i skadon në fund të këtij edicioni.

Milner këtë sezon me Liverpoolin ka luajtur 23 ndeshje në Premier League.