Sport

Real Madridi i ofron kontratë gjashtëvjeçare Viniciusit

Vinicius

Real Madridi po synon ta mbajë sa më gjatë sulmuesin krahut, Vinicius Junior.

Forma e mirë e brazilianit këtë edicion ka bërë që drejtuesit t’i ofrojnë kontratë të re lojtarit.

“Globoesporte” ka bërë të ditur të shtunën se 21-vjeçarit i është ofruar kontratë gjashtëvjeçare.

Me kontratën e re sulmuesi i krahut do të mbetet në Madrid deri në vitin 2030.

Këtë sezon në 51 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 20 asistime.