Enis Bardhi ka kontribuuar në fitoren e Levantes në xhiron e fundit të kampionatit spanjoll.
Levante, që edicionin tjetër do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, fitoi në udhëtim te Rayo Vallecano me rezultatin 4:2, të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBardhi ishte titullar në këtë ndeshje. Ai kontribuoi në golin e tretë të Levantes.
E fitoi topin pasi bëri presion te një mbrojtës kundërshtar, e më pas u kthye në asistues. Luajti në tërë takimin.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, në 32 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion ka tri gola e po aq asistime në të gjitha garat.
Levante e mbyll kampionatin në pozitën e parafundit në tabelë me 35 pikë.
Te Vallecano që në 38 ndeshje ka arkëtuar 42 pikë, ndeshjen e kompletoi Ivan Balliu, reprezentuesi i Shqipërisë.