Sport

Nga “Wimbledoni” tenistët nuk do të fitojnë pikë

 

Shoqata e Tenisit Profesionist (ATP) dhe Shoqata e Tenisit të Femrave (WTA) e kanë bërë “Wimbledonin” e këtij viti të pavlefshëm në aspektin e pikëve.

Tenistët pjesëmarrës në ngjarjen e madhe, “Wimbledon”, nuk do të fitojnë pikë nga ATP-ja dhe WTA-ja. Kjo vjen si përgjigje e dënimit që iu dha tenistëve rusë dhe bjellorusë për “Grand-Slamin” e verës.