Sport

Hamiltoni, i lumtur me progresin e “Mercedesit”

Lewis Hamilton është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në Formula 1, në prova të “Grand-Prix” të Spanjës.

Hamiltoni me “Mercedesin” doli i treti më i shpejti, prapa Charles Leclercut të “Ferrarit”, që doli i pari, dhe shokut të skuadrës, George Russell.

“Është pozitive. Jam shumë i lumtur me progresin e shënuar. Nuk jemi më të shpejtit ende, por jemi në atë rrugë”, ka thënë Hamiltoni.

Russell beson se “Mercedesi” mund ta rigjejë formën në këtë vikend.

“Nuk shoh arsye pse të jemi larg kreut në kualifikime”, ka thënë ai.