Sport

Dresheviqi me Heerenveenin fiton ndeshjen e parë të plejofit për Evropë

Ibrahim Dresheviq me skuadrën e Heerenveenit e ka fituar ndeshjen e parë të plejofit, që është e rëndësishme për t’i siguruar ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Të enjten mbrëma, Heerenveeni fitoi me rezultatin 3:2 ndaj skuadrës së AZ Alkmaarit, me rikthim të rezultatit.

13-të minuta pas pushimit, Heerenveeni kaloi në epërsi me golin e Sydney van Hooijdonkut. Epërsia zgjati vetëm një minutë pasi shifrat i barazoi Hakon Evjen.

Vangelis Pavlidis më pas shënoi për vizitorët për 2:1.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik.

Amin Sarr realizoi për mrekulli në minutën e 90-të, ndërsa Tibor Haliloviq shënoi për golin e fitores për vendësit.

Ndeshja kthyese do të luhet në Alkmaar të dielën.

Dresheviqi, që përfaqëson Kosovën në nivel shtetëror, e kompletoi ndeshjen.