Sport

Saka mund të largohet nga Arsenali

Sulmuesi Bukayo Saka mund të largohet nga skuadra e Arsenalit me të përfunduar sezoni aktual.

“The Athletic” të enjten ka njoftuar se drejtuesit e Arsenalit po bëjnë të pamundurën për ta bindur sulmuesin e ri që ta vazhdojë kontratën që i skadon vitin tjetër.

Megjithatë, ofertat nga Manchester City e Liverpooli kanë bërë që tek Arsenali të frikësohen për largimin eventual të 20-vjeçarit.

Saka, i cili ka edhe 14 ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë, këtë sezon ka treguar paraqitje të mira për Arsenalin duke realizuar 12 gola.