Sport

Lazio monitoron Minaminon

Skuadra e Lazios po e monitoron situatën e mesfushorit Takumi Minamino te Liverpooli. Sipas “Corriere dello Sport”, Lazio ka shprehur interesim për mesfushorin japonez, i cili nuk është i kënaqur me minutazhën tek ekipi anglez dhe ka kërkuar largimin.

Te Lazio janë të gatshëm të ofrojnë rreth 15 milionë euro për transferimin e Minaminos në verë.

27-vjeçari para fillimit të këtij edicioni u kthye te Liverpooli prej huazimit te Southamptoni dhe këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2024.