Uellsi e ka thirrur sulmuesin Nathan Broadhead që pritet të luajë për herë të parë me përfaqësuese në finale të plejofit në qershor, ndërsa do të përfshihet edhe në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
24-vjeçari ka shënuar 13 gola në 26 paraqitje për Sunderlandin si i huazuar nga Evertoni këtë sezon.
Portieri i Leicester Cityt, Danny Ward dhe sulmuesi i Bournemouthit, Kieffer Moore, rikthehen nga lëndimet, ndërsa kthehen edhe mesfushorët Matt Smith dhe Dylan Levitt.
Përzgjedhësi Robert Page ka përfshirë edhe kapitenin Gareth Bale, pavarësisht se ai ka pasur minutazhë të vogël te skuadra e Real Madridit. Që nga muaji nëntor, Bale ka luajtur vetëm dy ndeshje për Realin.
Uellsi e pret Skocinë apo Ukrainën në Cardiff më 5 qershor, ndërsa synon të kualifikohet në Botëror për herën e parë që prej vitit 1958.