6 perditesime
23:57

Frankfurti fiton Ligën e Evropës

Eintracht Frankfurti është fitues i Ligës së Evropës. Frankfurti fitoi me penallti ndaj Rangersit. Pas 120 minutave lojë, rezultati ishte 1:1. Me penallti ekipi gjerman fitoi 5:4. Aaron Ramsey ishte i vetmi që nuk realizoi nga pika e bardhë. Kevin Trapp ndali gjuajtjen e tij.

Për Ramseyn ishte vetëm penalltia e dytë e humbur në karrierë. Por i kushtoi Rangersit me humbje.

Frankfurti ka fituar trofeun e parë evropian që nga viti 1980.

23:42

Finalja vendoset me penallti

Penalltitë do të vendosin fituesin e ndeshjes Frankfurt – Rangers.

Pas 120 minutave lojë rezultati i finales së Ligës së Evropës është 1:1.

Në vazhdimin e dytë më shumë rrezikoi Rangersi, por pa mundur të realizoi.

23:24

Pa gola në vazhdimin e parë

Nuk janë shënuar gola në vazhdimin e parë të ndeshjes Frankfurt –Rangers.

Rezultati i finales së Ligës së Evropës mbetet 1:1, që ishte edhe pas 90 minutave lojë.

Skuadrat kanë edhe 15 minuta për të fituar finalen në Sevilla.

23:01

Luhen vazhdimet në finalen dramatike

Finalja e Ligës së Evropës ndërmjet Frankfurtit dhe Rangersit nuk ka dhënë fitues në kohën e rregullt.

Rezultati është 1:1 në ndeshjen interesante dhe me tempo të lartë.

Në ndeshjen që po luhet në Sevilla, janë krijuar shumë raste shënimi, por skuadrat e kanë shënuar vetëm nga një gol. Edhe shfaqja e shikuesve në tribuna është e veçantë.

Tani do të luhen dy vazhdime nga 15 minuta. Nëse sërish nuk ka fitues, atëherë ekzekutohen penalltitë.

22:37

Frankfurti barazon rezultatin

Frankfurti gjerman është kthyer në lojë në finalen e Ligës së Evropës ndaj Rangersit.

Në minutën e 69-të Rafael Borre barazoi shifrat në 1:1. Borre shënoi nga afërsia.

22:24

Rangers në epërsi ndaj Eintracht Frankfurtit

Rangers ka kaluar në epërsi ndaj Eintracht Frankfurtit në finale të Ligës së Evropës. Gabimin e mbrojtjes së ekipit gjerman e shfrytëzoi sulmuesi Joe Aribo.

Ai nuk dështoi përballë portierit të klubit gjerman, Kevin Trapp.

Golin e epërsisë e shënoi Aribo në minutën e 57-të.

21:56

Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Ligës së Evropës

Pjesa e parë e finales së Ligës së Evropës ndërmjet klubit gjerman, Eintracht Franfurtit dhe atij skocez, Rangers, ka përfunduar pa gola.

Finalja e Ligës së Evropës është duke u zhvilluar në stadiumin e Sevillas, “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”.

Ekipi gjerman kishte disa raste shënimi, por nuk arriti të shënoi gol.