Sport

Drita në procedurë disiplinore për deklaratat e Valon Zymberit

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur të martën procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Drita. Në arsyetimin e KD-së thuhet se Drita lejoi drejtorin sportiv, Valon Zymberi të deklarohet për media nën masën e suspendimit.

Nga klubi Drita e po ashtu edhe Zymberi është kërkuar deklaratë shtesë nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë. Kryetar i KD-së është Metë Çeku, ndërsa anëtarë janë Avni Shala dhe Luan Salihu.