Sport

Shirko: Rezultati 3:0 duket i lehtë, por ndaj Prishtinës kemi vuajtur në secilën ndeshje

 

Golden Eagle Ylli ka pushuar gjatë serisë çerekfinale të plejofit e do të pushojë më shumë edhe para finales së plejofit. Ylli të shtunën shënoi fitoren e tretë rresht ndaj Sigal Prishtinës në gjysmëfinale dhe tashmë është finalisti i parë i plejofit.

Finalisti i dytë nuk do të caktohet të paktën deri në mesjavë, kur Peja e Trepça e luajnë ndeshjen e katërt. Aktualisht rezultati është 2:1 në të mirë të Trepçës. Ndeshja e katërt luhet në Pejë.