Sport

Messi shënon dy gola në fitoren bindëse të PSG-së

Superylli argjentinas Lionel Messi ka realizuar dy gola në fitoren 4:0 që Paris Saint-Germain e ka arritur në udhëtim të shtunën mbrëma ndaj Montpellierit, në xhiron e parafundit të Ligue 1 të Francës.

Messi ka realizuar golin e parë në minutën e 6-të dhe të dytin në minutën e 20-të. Dy golat tjerë për Parisin i shënuan Angel Di Maria (26’) dhe Kylian Mbappe (60’ penallti).

Messi ka arritur në shifrën e gjashtë golave në Ligue 1, karshi 13 asistimeve sa i ka. Në Ligën e Kampionëve ka realizuar këtë stinor pesë gola në shtatë ndeshje.

Parisi e ka siguruar titullin e kampionit të Francës më herët. Pas 37 xhirove i ka 83 pikë, 15 më tepër se Monaco e Marseille që zënë pozitat dy e tre.

https://v.fodder.gg/v/zh0x1y

https://v.fodder.gg/v/hpag0w

https://v.fodder.gg/v/b4yrtm

https://v.fodder.gg/v/12prkp