Sport

14 mijë euro gjobë për Cityn

Manchester City është dënuar me 14 mijë euro për “sjellje të pahijshme si skuadër” gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Atletico Madridin në muajin e kaluar.

City u kualifikua në gjysmëfinale pasi ndeshja përfundoi pa gola në atë çerekfinale.

Mbrojtësi i Atleticos, Felipe, u përjashtua nga loja pas ndërhyrjes së palejuar në Phil Foden, e që shkaktoi konfrontim të lojtarëve e stafit të trajnerëve të të dyja ekipeve.

Komiteti Disiplinor i UEFA-s nuk e ka dënuar Atleticon.