Sport

Neueri do të jetë pjesë e Bayernit deri në vitin 2025

Foto: Reuters

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, do të jetë pjesë e Bayern Muenchenit edhe për disa vjet. “Bild” të hënën ka raportuar se Neuer ka arritur marrëveshje me Bayernin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Ai do të firmosë kontratë që do ta mbajë në klub deri në verën e vitit 2025, e cila do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.

Portieri 36-vjeçar do të jetë lojtari i dytë pas Thomas Muellerit që do ta rinovojë kontratën me skuadrën bavareze. Ai është pjesë e ekipit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Schalke dhe është kapiten i ekipit. Këtë edicion, Neuer ka regjistruar 38 paraqitje në të gjitha garat.