Një atmosferë e tensionuar i ka paraprirë ndeshjes mes dy skuadrave të mëdha shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Prej orës 17:00 takohen Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi, që tashmë ka siguruar titullin e kampionit. Por tifozët e të dy skuadrave kanë shkëmbyer fyerje në ditët e kaluara.
Sipas mediave shqiptare nga Shkupi, tifozët e Shkupit, Shvercerat, janë ndaluar nga policia rrugës për në Tetovë. Janë nisur disa autobusë me tifozë nga Shkupi. Ndërkohë ka pasur raportime se drejtuesit dhe lojtarët e Shkupit janë sulmuar me të arritur në stadiumin në Tetovë.
Drejtues të Shkupit kanë thënë se ka lojtarë të lënduar. Në hyrje të stadiumit është krijuar tollovi.