Sport

Pique e mbyll sezonin para kohe

Skuadra e Barcelonës do të jetë pa qendërmbrojtësin Gerard Pique për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Barcelona tregoi të enjten se Pique po vuan nga lëndimi tashmë disa muaj dhe patjetër duhet t’i nënshtrohet rikuperimit, i cili do të zgjasë të paktën deri në muajin e ardhshëm.

Pique ishte titullar në duelin e fundit të Barçës, të cilin e fitoi 2:1 kundër Mallorcas, por ai u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 28-të.

Mbrojtësi 35-vjeçar këtë sezon ka regjistruar 39 paraqitje në të gjitha garat derisa ka shënuar edhe tre gola.