Sport

Mueller vazhdon kontratën me Bayernin

Sulmuesi Thomas Mueller e ka vazhduar kontratën me Bayern Muenchenin. Klubi bavarez të martën ka njoftuar se Mueller ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024.

32-vjeçari ka pasur kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Aktualisht, ai ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 24 herë në 43 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.