Sport

Rrahmani pritet ta vazhdojë për 5 vjet kontratën me Napolin

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pritet ta vazhdojë për pesë vjet kontratën me Napolin, ka bërë të ditur të martën për KOHËN menaxheri i tij, Adrian Aliaj.

Menaxheri Aliaj ka thënë se së shpejti do të ketë një takim zyrtar me krerët e klubit italian.

Ai ka thënë se te Napoli janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Për Rrahmanin është raportuar se interesim ka shprehur Manchester United, ndërsa interesimi nuk mungon edhe nga klube të tjera të Evropës.

Por Aliaj thotë se Rrahmani do ta vazhdojë kontratën me Napolin.

“Do të vazhdojmë në Napoli. Në opsion është vazhdimi për pesë vjet. Në javët e ardhshme do të kemi takim zyrtar”, ka thënë Aliaj.

Mbrojtësi 28-vjeçar pjesë e Napolit është që prej gushtit të vitit 2020.