Bernard Berisha ka shënuar një gol në Rusi. Ai shënoi golin e dytë në fitoren e Akhmat Groznyt përballë CSKA Moskës me rezultatin 2:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 27-të të Premier Leagues së Rusisë. Berisha shënoi golin e dytë në minutën e nëntë shtesë të takimit. Në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë. Për futbollistin 30-vjeçar nga Peja ishte goli i parë i shënuar këtë edicion në kampionatin rus.
Në dy ndeshjet e fundit mungoi për shkak të një lëndimi.