Sport

Norwichi i Rashicës bie nga Premier Liga

Me humbjen 2:0 nga Aston Villa, Norwichi edhe zyrtarisht sezonin tjetër do të luajë në Championship.

Norwichi, ku verën e kaluar u transferua futbollisti kosovar Milot Rashica, ka tubuar vetëm 21 pikë pas 34 xhirove. Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.

Rashica pati një gol e dy asistime gjatë këtyre ndeshjeve. 

Për Norwichin, kjo është hera e gjashtë që bien nga Premier Liga. Asnjë ekip nuk ka rënë më shumë që kur kampionati mori emrin Premier Ligë më 1992/93.